top of page
Në Fushat e Flandërs
Translated by Aneta Xhiku
Në fushat e Flandërs valëzojnë lulëkuqet,
Mes kryqeve që, rresht pas rreshti,
Shenjojnë vendbanimin tonë.
Fluturojnë laureshat e ende guxojnë t’ia marrin këngës,
Që nga gjëmimi i topave mezi dëgjohet këtu poshtë.
Ne kemi vdekur.
Pak ditë më parë qemë gjallë,
Prisnim agimin, shijonim perëndimin vezullues; deshëm dhe na deshën.
Por tani jemi shtrirë në fushat e Flandërs.
Vazhdoni luftën me armikun,
Duarprerë pishtarin u lëmë pas.
Tani është juaji, mbajeni lart!
Nëse na prisni në besë ne të vdekurve,
Sy nuk do të mbyllim,
Ndonëse lulëkuqet do vazhdojnë të çelin në fushat e Flandërs.
bottom of page